Prishtinë, 20 maj 2021

Redaksia e revistës fetare, shkencore e kulturore “Dituria islame” sot mbajti mbledhjen e radhës, në të cilën u diskutua dhe u analizuan tre numrat e fundit të revistës 363,364 dhe 365.

Të pranishëm në këtë mbledhje ishin kryeredaktori i revistës, dr. Ajni Sinani, sekretari i redaksisë, dr. Rexhep Suma, anëtarët e redaksisë, prof. Sabri Bajgora, mr. Ramadan Shkodra, dr. Fahrush Rexhepi, PHD (c) Besir Neziri,  si dhe mr. Driton Arifi, Bashkim Mehani si dhe Bajram Zeqiri.

Hapjen e mbledhjes e bëri kryeredaktori dr. Ajni Sinani, i cili prezantoi rendin e ditës dhe shfaqi bindjen dhe vlerësimin e përgjithshëm të artikujve të publikuar.

Më pas anëtarët e redaksisë paraqitën mendimet e tyre përkitazi mbi artikujt e publikuar në revistë. Ata edhe njëherë theksuan vlerën dhe peshën e lartë që përçojnë këto shkrime te lexuesi dhe opinioni i gjerë.

Në fund kryeredaktori Sinani, falënderoi për angazhimin dhe punën e kritikës konstruktive të anëtarëve të redaksisë që kanë dhënë deri më tani.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Filloi viti i ri akademik në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë

Prishtinë, më 2 tetor 2024 Sot, me një ceremoni solemne ka filluar viti i ri akademik në F…