Prishtinë, 17 maj 2021

Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, priti sot në takim anëtarin e xhamisë DAI në Gjermani, Hajrush Haxhollin, i cili shoqërohej nga imami Ekrem ef. Ahmeti.

Drejtori Siminca falënderoi z. Haxhollin dhe nëpërmes tij tërë mërgatën tonë shqiptare që gjendet në diasporë për kontributin e tyre dhënë për mirëqenien dhe jetën e përgjithshme fetare të shqiptarëve atje.

Ai shprehu gatishmërinë e tij, por edhe të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës që bashkëpunimi i mirë që ka mbretëruar deri më tani, ndërmjet BIK-ut dhe diasporës të vazhdojë edhe më tutje.

Nga ana e tij, z. Haxholli u shpreh tejet falënderues për mikpritjen dhe për angazhimin e Bashkësisë Islame të Kosovës për ruajtjen e bashkëpunimit me shqiptarët e diasporës. Ai po ashtu në këtë takim dorëzoi edhe parat e mbledhura për vitra dhe zekat, e që me këtë rast, drejtori Simnica ndau një mirënjohje për kontributin e dhënë.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim shefen e UNMIK-ut, znj. Carolina Ziadeh

Prishtinë, më 9 tetor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…