Prishtinë, 21 qershor 2023

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar me drejtorin për Diasporë, z. Ekrem Simnica, sekretarin e Përgjithshëm të BIK, Ahmet ef. Sadriun dhe drejtorin e Institutit për Hulumtime e Studime Islame, Sabri ef. Bajgora, ka pritur sot në takim Ferid ef. Bedrollin, imam në Qendrën Islame  Kulturore Shqiptare në Staten Island të Nju Jorkut.

Myftiu Tërnava e falënderoi imamin Bedrolli për vizitën dhe për gjithë kontributin që janë duke dhënë ai dhe besimtarët tanë në ShBA. Ai edhe njëherë rikonfirmoi gatishmërinë e tij dhe të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës që edhe më tej të vazhdohet dhe të intensifikohet bashkëpunimi me mërgatën tonë të largët.

Nga ana e tij, imami Bedrolli shprehu falënderimet e tij dhe të Qendrës që ai drejton për bashkëpunimin dhe për ndihmën e ndërsjellët.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

Telegram ngushëllimi

KRYESISË SË XHAMISË “BALKAN” – MINHEN, GJERMANI
 TELEGRAM NGUSHËLLIMI “Të Allahut jemi dhe…