Prishtinë, 21 qershor 2023

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në zyrën e tij disa prej nxënësve të Akademisë së Kuranit ‘Hifdh Kids’ të shoqëruar nga dy mësueset e tyre, Rineta Nitaj dhe Fatime Nitaj.

Myftiu Tërnava u shpreh shumë i gëzuar që takoi nxënësit e kësaj akademie si dhe për interesimin e tyre ndaj fesë islame. Në veçanti vlerësoi përgatitjen e tyre të larta fetare të marra gjatë mësim besimit në ‘Hifdh Kids’, ku njëkohësisht inkurajoi të gjithë fëmijët që të bëhen pjesë e kësaj akademie.

Myftiu Tërnava para nxënësve foli për rëndësinë e një arsimi të balancuar, që kombinon vlerat fetare me dijen e përgjithshme. Myftiu gjithashtu inkurajoi nxënësit të angazhohen në shoqëri dhe të ndihmojnë në ndërtimin e një mjedisi të harmonizuar ku janë të dobishëm për shoqërinë, teksa krejt në fund u dhuroi edhe nga një libër.

Në anën tjetër, nxënësit treguan një interes të lartë ndaj fesë islame, duke u shprehur se vizita ishte një përvojë e vlefshme dhe frymëzuese për ta. Ata shprehën falënderime të thella ndaj Myftiut Tërnava për kohën e tij dhe për mënyrën e tij të hapur dhe inkurajuese të komunikimit, teksa nuk nguruan edhe me pyetje të ndryshme rreth fesë islame apo edhe Festës së Kurban Bajramit dhe Haxhit, periudhë në të cilën gjendemi aktualisht.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Hytbeja e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e mbajtur me rastin e festës së Fitër Bajramit

Familja Sot është ditë feste, ditë gëzimi, ditë mëshire e shpërblimi, ngase të gjitha adhu…