Myftiu Tërnava: “Duhet që të jemi bashkë, të jemi unik e të kemi unitet” Fjala e Myftiu Naim ef. Tërnava në manifestim e përurimit të hfz. Ethem Ethemi në Shtëpinë eKulturës në Preshevë, më 29 korrik 2021 Të nderuar pari e Këshillit të BI në Preshevë, kryetar Ademi,Të nderuar përfaqësues të subjekteve politike,E nderuara familje Etemi,I nderuari hafëz Etem që sot po përurohet,I nderuari muhafiz, hfz. Orahn AdemiTë dashur e të respektuar qytetarë të Preshevës me rrethinëVëllezër dhe motra! Kam nderin e veçantë që sot gjendem në mesin tuaj, me një sebep të rëndësisë së veçantë përbesimtarët myslimanë – mësimi i Kuranit përmendsh apo bërja (kryerja) e hifzit, që është njëdhunti nga Krijuesi i gjithësisë, andaj më lejoni që në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, nëemër të institucioneve të saja dhe në emrin tim personal t’ju përshëndes e të shpreh kënaqësinëtime që sot jemi këtu bashkërisht për të përjetuar këto momente të veçanta për ne dhe jo vetëm. E ritheksoj, urim të veçantë për hafëzin e ri Etem Etemi, i cili me vullnet e përkushtim ka arriturqë ta mësojë Kuranin përmendsh e t’u bashkohet radhëve të hafëzëve përgjatë shekujve. Vëllezër dhe motra, Siç ua kanë shpjeguar edhe ulematë para meje, Kurani famëlartë është “Vula e Librave” tëzbritur qiellorë, muxhizet (mrekullitë) e të cilit nuk kanë fund. Kjo u dëshmua gjatë gjithëhistorisë së tij, dhe do të vazhdojë deri në kijamet, sepse që nga koha kur filloi të zbriste e derimë sot, ata që e lexuan dhe e mësuan përmendsh Kuranin, gjithmonë e mbajtën të gjallë dritën etij. Sado që e përsëritën, as e shteruan dhe as që e vjetruan, por përkundrazi e rinuan, e duke erinuar atë, më shumë e rinuan dhe e freskuan veten e tyre.Kjo sepse leximi dhe mësimi i Kuranit është një dritë (nur) dhe mëshirë (rahmet) që s’ka të sosurdhe që shndrit gjithandej rruzullit, e edhe në trojet tona. Drita e Kuranit i përfshiu shqiptarët qëkur ata e njohën atë, që nga kur filluan leximin dhe mësimin përmendsh të tij, traditë kjo që saerdhi e u intensifikua dhe u praktikua ku më shumë e ku më pak, po gjithsesi në shtëpitë,mejtepet, medresetë tona, e ku jo. Me një fjalë, Kurani u bë pjesë e pandashme e jetës sëshqiptarëve myslimanë.Dhe jo rastësisht Allahu xh.sh. e fillon edhe ajetin e parë të shpalljes së fundit me fjalën: “Ikre –Lexo”, për të vazhduar e bërë me dije njeriut se është Ai i Cili njeriut i fali mundësi e veçori tëcilat e veçojnë nga krijesat e tjera, se Ai i mësoi atë që nuk diti, se Ai i mësoi përdorimin e lapsit.Allahu xh.sh. thotë: “Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (çdo gjë). Krijoi njeriun prej njëgjaku të ngjizur (në mitrën e nënës). Lexo! Se Zoti yt është më bujari!. Ai që e mësoi (njeriun) tëshkruajë me penë”. (El-Alek: 1-4).Siç e dini nga historia, tradita e hifzit të Kuranit daton që nga koha e Resulullahit, apo thënë edhemë qartë që kur filloi t’i zbriste vahji Pejgamberit Muhamed a.s., ku vet Allahu xh.sh i mësoiMuhamedit a.s. Kuranin dhe ia memorizoi atë në mendjen e tij, duke na e bërë me dije këtëpërmes këtij ajeti kuranor: لَا تُحَرِّكْ بِهِ لِسَانَكَ لِتَعْجَلَ بِهِ إِنَّ عَلَيْنَا جَمْعَهُ وَقُرْآنَه “Ti (Muhammed) mos e shqipto atë (Kuranin) me gjuhën tënde për ta nxënë atë me të shpejtë.Sepse Ne e kemi për detyrë tubimin dhe leximin e tij!” (el kijameh, 16):Kishte nga sahabët që mësonin përmendësh Kuranin ngase Muhamedi a.s. kishte kërkuar ngashokët e tij, madje jo vetëm ta mësonin Kuranin, por t’ua mësonin edhe të tjerëve.Pejgamberi a.s. thotë: “Më i miri prej jush është ai që mëson Kuranin dhe ua mëson atë tëtjerëve” خيركم من تعلم القرآن وعلمهQë në të gjallë të Muhamedit a.s. ka pasur nga sahabët që kanë qenë hafëzë të Kuranit, i parihafëz i Kuranit – i pakrahasueshëm në asnjë aspekt me të tjerët – ka qenë vetë Muhamedi a.s., icili ka ditur përmendësh tërë Kuranin dhe për çdo Ramazan e ka përsëritur para Xhibrilit a.s.,d.m.th. para melekut, që nga Allahu i pati sjellë të gjitha shpalljet, e edhe Kuranin.Lirisht mund të thuhet se sot nuk ka vend në botë ku jetojnë myslimanë e të mos ketë hafëzë tëKuranit. Edhe në trojet tona, krahas përhapjes së Islamit, pati filluar të mësohej Kurani.Me kohë numri i hafëzëve edhe te ne është rritur. Sa më i madh që ishte një vend dhe sa mëshumë institucione fetare arsimore që kishte (mejtepe, medrese, etj.), aq më i madh ishte edhenumri i atyre që e mësonin Kuranin.Gjatë historisë sonë, në institucionet tona edukative-arsimore duke nisur nga xhamitë, mejtepet,medresetë, në vazhdimësi i është kushtuar kujdes i veçantë mësimit të drejtë, të saktë dhe tëbukur të leximit të Kuranit. Në këtë drejtim ulemaja jonë përveç që kanë përgatitur talebet qëkanë lexuar mirë Kuranin, kanë nxjerrë edhe hafëzë.Tradita e mësimit dhe leximit të drejtë e të saktë të Kuranit ka ekzistuar te ne në mënyrë tëorganizuar e institucionale dhe ajo ka vazhduar dhe vazhdon deri më sot dhe do të vazhdojë edhenë të ardhmen. Këtë e garanton, përveç të tjerash, edhe respekti që lexuesve të mirë të Kuranit uka dhënë shoqëria jonë, ata kanë një vend të merituar në shoqëri. Vëllezër dhe motra, Një ndër vatrat shqiptare që u shqua dhe vazhdon të shquhet për kontributin e dhënë nëpër brezanë leximin dhe mësimin përmendsh të Kurani Kerimit, është Presheva me muhafizët dhemyderrizët e njohur të saj.Këtu, për shekuj me radhë është kultivuar mësimi përmendsh i Kuranit, përkatësisht hafëzllëkut,jo vetëm brenda Preshevës , por kontributi i tyre tejkalon kufijtë e qytetit dhe rrethinës së tij.Rrethi juaj përgjatë historisë është njohur për ulema, myderriz e muhafizë të njohur, këtë traditëe kanë kultivuar me shekuj në këto troje, pavarësisht furtunave me të cilat janë përballur.Presheva ka qenë një ndër qendrat tona ku i është kushtuar rëndësi meritore mësimit të Kuranit,mësimit të fjalës së Allahut xh.sh. Të kthehemi pak mbrapa, ulemaja e Preshevës gjatë shekullittë shkuar megjithëqë qe përballuar me sistemin monist-ateist, kishte arritur që me sukses tëkultivojë traditën e hifzit. Muhafizët e luginës së Preshevës ishin shembulli më i mirë në këtëfushë.Traditën e mirë të mësimit të Kuranit përmendsh hafizllëkut, tani po e ndjek edhe kursi i Kuranit“El- Hidaje” me në krye hfz. Orhan ef. Ademi, të cilin duhet mbështetur në misionin e tij tëshenjtë.Mbështetja më e mirë për të është dërgimi i fëmijëve te muhafizi që të mësojnë Kuranin, tëvazhdohet tradita që ka nisur që nga Pejgamberi a.s., të vazhdohet tradita e të parëve tanë, pra tëvazhdohet me edukim e arsimim fetarë.Ne si Bashkësi Islame, e edhe Këshilli vendor këtu në Preshevë, do të bëjmë më të mirën qëshkolla e Kuranit të funksionojë pa pengesa dhe do të përpiqemi që të sigurojmë kushtet embështetjen e duhur.Në këtë manifestim të sotëm me respekt kujtojmë të gjithë ata muhafizë që kontribuan ndër vitenë mësimin e Kuranit përmendësh-hafizllëkut. Po ashtu kujtojmë me respekt e pietet të gjithë atamyderriz që nxorën kuadër të përgatitur mirë, imamë ixhazetli që bartën mbi vete me shumësakrifica – por me sukses të plotë mision e respektuar të imamit e prijësit fetarë në kohë e ditë tëvështira. Tek ulemaja e Luginës së Preshevës kanë marrë mësime jo vetëm nxënësit e kësaj ane,por edhe të rretheve, e para së gjitha nga rrethi i Kamenicës dhe Gjilanit. Është detyrë e jona që kontributin e ulemasë së kësaj ane ta nxjerrim në dritë, e ulematë e kësajane kanë dhënë kontribut të çmuar në shumë fusha, si në atë fetare, po edhe në ruajtjen e etnisë,gjuhës e mbi të gjitha kontribut të çmuar kanë dhënë në ruajtjen e pranisë së popullatës sonë nëkëto anë, andaj këtu kujtojmë kontributin e hfz. Nexhatisë, hfz. Zihnisë, myderriz Hysenit, hfz.Rizahit, Mullah Fejzës, mulla Fehmiut e shumë të tjerë, më falni nëse nuk i përmendi të gjithë.Të nderuar vëllezër dhe motraSot, kam ardhur te ju me kënaqësinë më të madhe, sebep patëm hafëzin e ri, këtij Zoti i dhëntëshëndet e mbarësi e inshalla presim e përurojmë këtu e gjetiu edhe shumë hafëzë të rinj.Gjatë qëndrimit tonë sot këtu, pata rastin të takoj edhe udhëheqësit tuaj politikë e fetarë, nga tëcilët jam informuar për sfidat, problemet, projektet e sukseset që keni.Të gjithë i falënderoj për punën e angazhimin që bëjnë në të mirë të qytetarëve të kësaj ane, çdosfidë e juaja është sfidë edhe për ne, çdo problem i juaj është problem edhe për ne, çdo të arrituretuaj i gëzohemi dhe e përkrahim edhe ne.E dimë mirë pozitën dhe gjendjen tuaj, nga ne kërkohet që të angazhohemi maksimalisht që tëbëjmë më të mirën për popullin tonë, për njerëzit tanë. Kjo trevë merr peshën e vetë, merrrëndësinë e vet vetëm nëse ne arrijmë që të jemi këtu, ta zhvillojmë këtë trevë, ta bëjmë vend kumund të jetohet e punohet me dinjitet.Për të pasur sukses, duhet që të jemi bashkë, të jemi unik e të kemi unitet. Jemi angazhuar gjatëqë të kemi sistem plural, shyqyr Zotit sot e kemi, mirëpo mendimi ndryshe nuk guxon të na çojënë armiqësi ndër ne, në barikadime kundër njëri-tjetrit, mendimi ndryshe është pasuri, mirëpo nena duhet unitet veprues në të mirë të popullit tonë.Përshëndes unitetin që ka treguar spektri politik i Luginës gjatë zgjedhjeve që keni pasur përparlamentin republikan, kërkoj që të forcohet ky unitet në të mirë të popullit, gjithsesi duke eruajtur subjektivitetin dhe filozofinë e vet çdo subjekt.Kërkoj një unitet të tillë edhe në nivel lokal, në tri komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, jemipak të jemi të përçarë, jemi pak të jemi njëri-kundër tjetrit e të mbajmë inat e mëri. Vëllezër e motra, Organizimi i Bashkësisë Islame në këto troje është shekullor, me kontribut të njohur gjatëhistorisë. Jemi përballur me sfida të ndryshme, por gjithherë kemi ditë të orientohemi drejt e t’iruajmë institucionet e organizimin e jetës fetare islame.Mirëpo, për shkak të rrethanave që i dini të gjithë, këshillat e BI në Luginë, pas Luftës sëKosovës janë gjendur në një situatë të vështirë.Këtë gjendje e ka krijuar shteti serb duke manovruar me masa administrative. Si rezultat i kësajgjendje, tani e sa kohë në Luginë funksionojnë dy apo tri organizime të jetës fetare islame gjë qëka dëmtuar organizimin tradicional të BI, ka sjellë huti te besimtarët, ka hapur debat ta panevojëdhe ka krijuar tabore. Pa dashur që të gjej fajtorin, ne si BIK jemi angazhuar në vazhdimësi qëulemaja e tanishme e Luginës të jenë të bashkuar, të jenë unik dhe të jenë në krye të misionit tëtyre.Me gjithë angazhimin tonë nuk kemi arritur që të kemi rezultate të dëshiruara, por me shpesë senë një të ardhme të afërt të kemi unitet të plotë ndërmjet prijësve fetar të Luginës.Bashkësia Islame e Kosovës mbështet me çdo kusht unitetin e subjektivitetin e qartë të prijësvefetarë të Luginës. Kërkojmë unitet, mbështesim unitetin, na duhet uniteti, në të mirë e në të keqdo të jemi bashkë.Ne kemi një platformë për daljen nga kjo situatë. Bashkësia Islame e Kosovës është epërkushtuar që të jetë pranë popullit të Luginës, me popullin e Luginës, ne jemi një, na kanëndarë pa vullnetin tonë administrativisht, por shpirtërisht jemi e duhet e do të jemi bashkë.Pres kontributin e të gjithëve dhe pres reflektimin e të gjithëve,Ne gjithmonë do të jemi pranë jush e me ju.Duke ju falënderuar, ju uroj e përgëzoj edhe njëherë.Ves selamu alejkum ve rahmetullah. Preshevë, 29 korrik 2021 Myftiu i KosovësNaim ef. Tërnava