Prishtinë, 8 maj 2018

Në prag të muajit të Ramazanit, përfaqësues të Kryesisë së BIRK-ut: drejtorët e drejtorive dhe anëtarë të Kryesisë, u takuan me imamët e rajonit të Prizrenit, gjegjësisht me imamët e këshillave të Prizrenit, Suharekës dhe të Dragashit. Nga Kryesia e BIRK-ut ishin të pranishëm kryeimami Sabri Bajgora, drejtori për shtyp dhe veprimtari botuese Ahmet Sadriu, drejtori financiar Kasim Gërguri dhe drejtori për Diasporë Ekrem Simnica. Në këtë takim, u bisedua për punët dhe aktivitetet fetare që do të zhvillohen gjatë muajit të bekuar te Ramazanit. Në këtë mbledhje folën kryeimami i Kosovës Sabri Bajgora, drejtori për shtyp dhe veprimtari botuese Ahmet Sadriu, drejtori financiar Kasim Gërguri dhe drejtori për Diasporë Ekrem Simnica. Kryeimami Bajgora tha se takimet e këtilla tradicionale në prag të muajit të bekuar të Ramazanit ofrojnë mundësi për një koordinim sa më të mirë mes imamëve dhe xhemateve tona. U tha se gjatë këtij muaji do të ketë shumë aktivitete të ndryshme duke filluar nga dalja në terren e ekipit të Kryesisë për teravi e xhuma, dhe se do të ketë iftare të përbashkëta, ligjërata e aktivitete të tjera, të organizuara në bashkëpunim me këshillat lokalë të Bashkësisë Islame të Kosovës. Diskutuesit e tjerë kërkuan nga imamët që të jenë sa më aktivë sa i përket literaturës që boton BIRK-u, si dhe për tubimin e sadaktul-fitrit dhe zeqatit për nevoja të Medresesë, Fakultetit dhe institucioneve të tjera arsimore të BIK-ut.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…