Prishtinë, 7 maj 2018

Në prag të muajit të Ramazanit, përfaqësues të Kryesisë së BIRK-ut: sekretari, drejtorët e drejtorive dhe anëtarë të Kryesisë, u takuan me imamët e rajonit të Gjilanit, gjegjësisht me këshillat e Gjilanit, Vitisë, Kamenicës, Preshevës dhe të Bujanocit.

Nga Kryesia e BIRK-ut ishin të pranishëm sekretari i Kryesisë Resul Rexhepi, kryeimami Sabri Bajgora, drejtori për shtyp dhe veprimtari botuese Ahmet Sadriu, drejtori financiar Kasim Gërguri, drejtori për Diasporë Ekrem Simnica, zv/kryeimami Fatmir Iljazi etj. Në këtë takim u bisedua për punët dhe aktivitetet fetare që do të zhvillohen gjatë muajit të bekuar të Ramazanit.

Në këtë mbledhje folën sekretari i Kryesisë Resul Rexhepi, kryeimami i Kosovës Sabri Bajgora, drejtori për shtyp dhe veprimtari botuese Ahmet Sadriu, drejtori financiar Kasim Gërguri, drejtori për Diasporë Ekrem Simnica, të cilët kërkuan nga imamët që të jenë më aktivë sa i përket literaturës që boton BIRK-u, si dhe për tubimin e sadaktul-fitrit dhe zeqatit për nevoja të Medresesë, Fakultetit dhe institucioneve të tjera arsimore të BIK-ut. Takimet e këtilla tradicionale në prag të muajit të bekuar të Ramazanit ofrojnë mundësi për një koordinim sa më të mirë mes imamëve dhe xhemateve tona.U tha se gjatë muajit Ramazan do të ketë shumë aktivitete të ndryshme duke filluar nga dalja e ekipit të Kryesisë në terren për teravi, xhuma, do të ketë gjithashtu iftare të përbashkëta dhe ligjërata e aktivitete të tjera në bashkëpunim me këshillat lokalë të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Filloi viti i ri akademik në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë

Prishtinë, më 2 tetor 2024 Sot, me një ceremoni solemne ka filluar viti i ri akademik në F…