Me ftesë të Qendrës Islame Shqiptare të Lozanës (Zvicër), dhe kryetarit të saj, z. Fehim Abazit, drejtori për Diasporë në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Ekrem ef. Simnica, i shoqëruar nga këshilltari i Kryesisë, Vedat ef. Sahiti, morën pjesë në tribunën familjare të organizuar enkas për bashkëkombësit tanë që jetojnë në Lozanë të Zvicrës, e cila u mbajt me datë 10 tetor 2015.
Përveç tjerash, aty u mbajt një ligjëratë mbi rëndësinë e rreshtimit të drejtë të besimtarit, kudo që jeton dhe vepron, ndërsa zgjoi një interesim të madh te të gjithë pjesëmarrësit.
Përveç delegacionit të Bashkësisë Islame Kosovës, në këtë tribunë mori pjesë edhe një delegacion nga Myftinia e Shkodrës, përbërë nga Imam Muhamed B. Sytari, i cili shoqërohej nga dy hafizët e njohur nga Maqedonia, Xhemail ef. Nuhiu dhe Adem Ramadani.
Në ditën e dytë të qëndrimit në Zvicër, më 11 tetor 2015, delegacioni nga BIK-u vizitoi edhe xhaminë e parë shqiptare në qytetin Payerne, ku u pritën nga kryetari i qendrës, z. Mehdi Shahini, si dhe imami i xhamisë, Abdullah ef. Thaçi, të cilët kishin ftuar besimtarët dhe kishin organizuar një tribunë speciale, me ç’rast me ligjërata po të atilla u paraqiten edhe Ekrem ef. Simnica dhe Vedat ef. Sahiti.
Bashkësia Islame e Kosovës e vlerëson lart kontributin e madh të shqiptarëve në Zvicër për të ndërtuar xhami të reja, të cilat sa vijnë e shtohen, duke dëshmuar se ato janë vatrat ku shqiptarët gjejnë veten, ruajnë traditat, gjuhën dhe bashkëpunojnë në mes vete.{gallery}luzan15{/gallery}