DEKLARATË Prishtinë, 11 tetor 2015 Kualifikimi direkt i kombëtares shqiptare për Kampionatin evropian të futbollit “France 2016” është ngjarje e veçantë dhe moment historik për ne. Sonte djemtë Kuq e Zi bënë realit ëndrrën e kamotshme të sportdashësve tanë, shkruan historinë, arritën atë që moti e kemi pritur, kualifikimin për Kampionatin Evropian. Përgëzoj djelmoshat tanë, përgëzoj udhëheqësit e drejtuesit e kombëtares si dhe uroj nga zemra të gjithë shqiptare kudo për këtë rezultat të arritur duke ju dëshiruar suksese edhe më të mëdha në arenën ndërkombëtare. Gjithherë në mbështetje e përkrahje të kombëtares. Respekt e mbarësi, Zoti na ndihmoftë! Myftiu i Kosovës Naim ef. Tërnava