Nga data 12 deri më 14 tetor, Misioni i OSBE-së në Kosovë, në bashkëpunim të ngushtë me Bashkësitë fetare të Kosovës, organizoi një takim treditor në rajonin e Prizrenit, për një grup të të rinjve që përfaqësojnë komunitetet e ndryshme fetare, duke përfshirë kështu edhe përfaqësuesit e Bashkësisë Islame, Kishës Ortodokse Serbe, Kishës Katolike si dhe Bashkësisë Hebraike. Aktiviteti mblodhi së bashku 25 të rinj nga gjithë rajonet e Kosovës, me qëllim të ndërtimit të rrjetit të miqësisë, për të nxitur tolerancën ndërfetare dhe pranimin e diversitetit. Të rinjtë patën mundësinë të vizitojnë vendet fetare në qytetin e Prizrenit, ku edhe u takuan me udhëheqësit fetarë lokalë, si dhe mësuan për historikun e objekteve fetare.

Si nevojë e identifikuar nga kampet paraprake, pas vizitave, pjesëmarrësit kishin mundësinë të njoftohen me bazat e menaxhimit të ciklit të projektit, barazinë gjinore dhe procesin e avokimit dhe lobimit, me qëllim të mundësisë për aplikim të projekteve të përbashkëta në të ardhmen.
Nga niveli qendror ishin: përfaqësuesi i Bashkësisë Islame, Vedat ef. Sahiti – këshilltar i Kryesisë, prifti i Kishës Ortodokse Serbe, Srdjan Stankovic, prifti i Kishës Katolike, Don Kastriot Idrizi, si dhe përfaqësuesja e Bashkësisë Hebraike, znj. Ines Demiri. Këta edhe kanë paraqitur parimet kryesore, organizimin  dhe karakteristikat e institucioneve fetare dhe funksionimin e  hierarkisë për secilën bashkësi fetare.
Prezantimet janë ndjekur me pyetjet e shumta të pjesëmarrësve, përfshirë edhe ato rreth mundësisë së përfshirjes së të rinjve në institucionet fetare.
Së fundmi, gjatë vlerësimit pjesëmarrësit theksuan përshtypjet e tyre për mbështetjen e OSBE-së në zbatimin e të gjitha aktivitetet që synojnë të rinjtë, duke u përqendruar në ndryshimin pozitiv  ndaj komuniteteve të ndryshme fetare, si dhe shprehën interesimin  për të vazhduar me aktivitete të ngjashme edhe në të ardhmen.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt ligjëratë kushtuar dijetarit, prijësit dhe udhërrëfyesit Vehbi ef. Dibra nga Besnik Mustafaj

Prishtinë, më 25 prill 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar sot ligjë…