Organizuar nga organizata ndërkombëtare “Church & Peace”, që kësaj radhe kishte zgjedhur Kosovën për ta mbajtur kongresin e tyre vjetor, sekretari i përgjithshëm i Bashkësisë Islame të Kosovës, Resul ef. Rexhepi, i shoqëruar nga këshilltari i Kryesisë së BIK-ut, Vedat ef. Sahiti, të enjten, më 08 tetor 2015, morën pjesë në takimin ndërfetar me temën “Religjioni dhe Paqja”, ku ishin të ftuar përfaqësuesit e bashkësive fetare tradicionale të Kosovës dhe një numër i madh mysafirësh të tjerë, si dhe përfaqësues të bashkësive fetare nga shtete të ndryshme të botës.

Në këtë takim sekretari i BIK-ut, Resul ef. Rexhepi, prezantoi me një kumtesë speciale, ku diskutoi dhe proklamoi traditën e kultivuar të bashkëjetesës mes komuniteteve të ndryshme fetare në Kosovë, dhe mbi kontributin dhe angazhimin e pandërprerë të Bashkësisë Islame në ruajtjen, kultivimin dhe avancimin e dialogut ndërfetar në Kosovë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Listat e pagesave për projektin “Kurbani 2024” në Bashkësinë Islame të Kosovës

Bashkësisë Islame e Kosovës njofton të gjithë besimtarët se ka përfunduar me sukses për kë…