Datë: 10 nëntor 2022

KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME NË PRIZREN – shpallë:
K O N K U R S
Për këto vende të punës:
1. Gasalle të KBI-Prizren (4 vende).
Kandidateja e interesuar duhet t’i plotësojë këto kushte:

1. Të ketë kryer Medresenë ose shkollën e Mesme (diploma e vërtetuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës);
2. T’i përmbahet Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Rregulloreve dhe Vendimeve të Kryesisë dhe Rregullores së Këshillit të BI-Prizren;
3. Të ketë aftësi komunikuese, njohuri të nevojshme për vendin e punës dhe virtyte islame;
4. Të jetë e shëndoshë psikikisht dhe fizikisht;
5. Të mos ketë vërejtje për punën e saj (nëse ka qenë në punë më parë);
6. Të jetë nënshtetase e Republikës së Kosovës.
Kandidateja, krahas kërkesës për punësim, duhet bashkëngjitur edhe këto dokumente:

1. Diploma e Medresesë ose e shkollës së Mesme (kopje e vërtetuar te noteri);
2. Çertifikata e lindjes (origjinal);
3. Çertifikata shëndetësore (origjinal);
4. Çertifikata se nuk është nën hetime ose e dënuar (origjinal);
5. Vërtetimi për përvojën e punës;
6. Deklarata me shkrim se ka për t’i kryer të gjitha shërbimet fetare;
7. CV -ja, të dhënat personale, kualifikimet ose dëshmitë për aftësim profesional;
8. Letëmjoftimi (fotokopje).
Vërejtje:
Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të Bl-së të Prizrenit.
Dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që arrijnë pas afatit të paraparë, nuk do të merren në shqyrtim.
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë kalendarike, nga dita e publikimit në websajtin e Kryesisë së BIRK-ut.

  • Tender

    Prishtinë, 27 mars 2024 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Re…
  • TABELA E ZEKATIT – Ramazan 2024

    TABELA E ZEKATIT – Ramazan 2024 / 1445 h. “…ata që dhanë zekatin i pret shpërb…
  • Konkurs

    Datë: 25 mars 2024Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë shpallë: KONKURS Për plotësimin …
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Tender

Prishtinë, 27 mars 2024 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Re…