Konkurs Datë: 10 nëntor 2022 KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME NË PRIZREN – shpallë:K O N K U R SPër këto vende të punës:Muezin në xhaminë “Ahmed Beu”, KK PrizrenMuezin në xhaminë “Bamirësave”, KK Prizren;Muezin në xhaminë “lmam Ebu Hanife”, KK Prizren;Muezin në xhaminë “Mesxhid”, KK Prizren;Kandidati i interesuar duhet t’i plotësojë këto kushte: 1. Të ketë kryer Medresenë e Mesme (diploma e vërtetuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame tëKosovës);2. T’i përmbahet Kushtetutës së Bashkdsisë Islame të Republikës së Kosovës, Rregulloreve dheVendimeve të Kryesisë dhe Rregullores së Këshillit të BI-Prizen;3. Të ketë aftësi komunikuese, njohuri të nevojshme islame, zë të bukur dhe virtyrte islame;4. Të jetë i shëndoshe psikikisht dhe fizikisht;5. Të mos ketë vërejtje për punën e tij (nëse ka qenë në punë më parë);6. Të jetë nënshtetas i Republikës së Kosovës. Kandidati krahas kërkesës për punësim, duhet bashkëngjitur edhe këto dokumente:1. Diploma e Medresesë së Mesme (kopje e vërtetuar te noteri);2. Çertifika e lindjes (origjinal);3. Çertifikata shëndetësore (origjinal);4. Çertifikata se nuk është nën hetime ose i dënuar (origiinal);5. Vërtetimi për përvojën e punës (origjinal);6. Deklarata me shkrim se ka për t’i kryer te gjitha shërbimet fetare;7. CV -ja, të dhënat personale, kualifikimet ose dëshmitë për aftësim profesional;8. Letërnjoftimi (fotokopje).Vërejtje:Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të BI-së të Prizrenit.Dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që arrijnë pas afatit të paraparë, nuk do të merren në shqyrtim.Konkursi mbetet i hapur 15 ditë kalendarike, nga dita e publikimit në websajtin e Kryesisë së BIRK-ut.