Prishtinë, më 15 nëntor 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga drejtori i Diasporës Ekrem ef. Simnica, pritën në takim imamin e xhamisë “Besimi” në Bruksel, Nuhi ef. Shaqirin.


Me këtë rast, Myftiu Tërnava shprehu falënderime për imamin Nuhi ef. Shaqiri, por edhe për tërë diasporën që pa kursyer asnjëherë kanë ofruar dhe ende po ofrojnë ndihmë për Kosovën. Myftiu Tërnava çmoi lart punën dhe angazhimin e kësaj xhamie. Ai edhe një herë përsëriti faktin se Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës vazhdimisht ka mbështetur dhe mbështet mërgatën tonë kudo që gjenden ata.


Nga ana e tij, imami Nuhi ef. Shaqiri, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen, si dhe e njohu atë me aktivitetet dhe gjendjen e mërgatës sonë në Bruksel, Ai tha se si imam i xhamisë “Besimi” mbetet i përkushtuar që edhe më tej të vazhdojë bashkëpunimi i mirë ndërmjet tyre dhe Bashkësisë Islame të Kosovës.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

Listat e pagesave për projektin “Kurbani 2024” në Bashkësinë Islame të Kosovës

Bashkësisë Islame e Kosovës njofton të gjithë besimtarët se ka përfunduar me sukses për kë…