Konkurs 26 qershor 2019Këshilli i Bashkësisë Islame i Podujevë Shpall: K O N K U R S Për plotësimin e vendit të lirë të punës: Tre inkasantë terreni për mbledhje të pagesave të anëtarësisë në territorin ku vepron Këshilli i Podujevës. Kandidatët e interesuar duhet t’i plotësojnë këto kushte: Të kenë të kryer të paktën Medresenë.T’u përmbahen Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, rregulloreve, vendimeve të Kryesisë dhe Rregullores së KëshillitTë kenë aftësi komunikuese dhe organizative për çështje fetareTë jenë të shëndoshë psikikisht dhe fizikishtTë mos kenë vërejtje në punë, nëse paraprakisht kanë qenë të punësuarTë ndërmarrin iniciativë dhe të kenë kreativitet në punë si dhe sjellje dinjitoze me masën -popullatënTë jenë nënshtetas të Republikës së Kosovës Dokumentet e kërkuara: Krahas kërkesës për punësim, duhen bashkëngjitur edhe këto dokumente: Diploma e Medresesë Certifikata e lindjesCertifikata shëndetësoreCertifikata se nuk është nën hetime ose i dënuarVërtetimi për përvojën e punësCV –ja, të dhënat personale, kualifikimet ose dëshmitë për aftësim profesionalLetërnjoftimi (fotokopje) Të gjitha dokumentet të jenë në origjinal! Vërejtje: Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të BI-së në Podujevës Dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që arrijnë pas afatit të paraparë, nuk do të merren në shqyrtim. Konkursi është i hapur 10 ditë kalendarike, nga dita e publikimit në vebsajtin e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.