Prishtinë, 26 qershor 2019

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava priti në takim presidentin e firmës për makineri “Baykal” nga Turqia, z. Sulhi Baykal-in dhemenagjerin e eksportit Servet Canpol, që i shoqëronte dr. Rexhep Boja.

Në këtë takim, Myftiu Tërnava shprehu falënderim për shtetin dhe për popullin e Turqisë që vazhdimisht kanë ndihmuar popullin e Kosovës dhe për investimet, të cilat janë bërë për zhvillimin e ekonomisë së Kosovës. Ai më pas i njohu mysafirët me veprimtarinë dhe aktivitetetet e Bashkësisë Islame të Kosovës, si dhe dhe me kontributin që ajo është duke dhënë në shoqëri për një ambient të qetë e të sigurt, ku të gjithë pjesëtarët e feve të ndryshme të jetojnë në paqe dhe në harmoni fetare.

Edhe mysafirët falënderuan Myftiun Tërnava për pritjen duke shprehur bindjen se BIRK-u është institucion që ka peshën dhe rëndësinë e vet të veçantë në zhvillimet e vendit.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava takoi zëvendësministrin për Çështje të Umres së  Arabisë Saudite, dr. Abdulaziz Vezan

Prishtinë, më 14 janar 2025 Në kuadër të takimeve me personalitetet që po marrin pjesë në …