Konkurs 26 qershor 2019 Këshilli i Bashkësisë Islame i Podujevës Shpall: K O N K U R S Për plotësimin e vendeve të lira të punës: Imam, hatib dhe mual-lim në xhaminë e fsh. Dobratin si dheImam, hatib dhe mual-lim në xhaminë e fsh. Konushec. Kandidatët e interesuar duhet t’i plotësojnë këto kushte: Të kenë të kryer Medresenë, FSI-në ose Fakultetin e Studimeve Islame jashtë vendit (diploma e vërtetuar nga Kryesia)T’u përmbahen Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, rregulloreve, vendimeve të Kryesisë dhe Rregullores së KëshillitTë kenë aftësi komunikuese dhe organizative për çështje fetareTë jenë të shëndoshë psikikisht dhe fizikishtTë mos kenë vërejtje në punë, nëse paraprakisht kanë qenë të punësuarTë ndërmarrin iniciativë dhe të kenë kreativitet në punëTë jenë nënshtetas të Republikës së Kosovës Dokumentet e kërkuara: Krahas kërkesës për punësim, duhen bashkëngjitur edhe këto dokumente: Diploma e Medresesë dhe ajo e FakultetitCertifikata e lindjesCertifikata shëndetësoreCertifikata se nuk është nën hetime ose i dënuarVërtetimi për përvojën e punësDeklaratë me shkrim se ka për t’i kryer të gjitha shërbimet fetareCV –ja, të dhënat personale, kualifikimet ose dëshmitë për aftësim profesionalLetërnjoftimi (fotokopje) Të gjitha dokumentet të jenë në origjinal! Vërejtje: Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të BI-së në Podujevë Dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që arrijnë pas afatit të paraparë, nuk do të merren në shqyrtim. Konkursi është i hapur 10 ditë kalendarike, nga dita e publikimit në vebsajtin e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.