Mbahet seminari “Gjendja aktuale e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë” http://bislame.net/wp-content/uploads/2019/06/cropped-seminari-1.jpg Prishtinë, 20 qershor 2019 Departamenti i Gruas i Bashkësisë Islame të Kosovës, në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), organizuan seminari një ditor me temën “Gjendja aktuale e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”. Ky seminar kishte për qëllim theksimin e rolit të përfaqësuesve të komunitetit fetar në tejkalimin e stigmave.