KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME NË PEJË – shpallë:
K O N K U R S
Për plotësimin e vendit të lirë të punës: Imam, hatib dhe mualim në xhaminë e fshatit Loxhë – Pejë
KANDIDATËT E INTERESUAR DUHET TI PLOTËSOJNË KËTO KUSHTE:

1. Të kenë të kryer Medresenë, FSI-në, ose Fakultetin e Studimeve Islame jashtë vendit (diploma e nostrifikuar nga Kryesia),

2. Ti përmbahen Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Kosovës, Rregulloreve dhe vendimeve dhe udhëzimit administrativ të Kryesisë dhe Rregullores së Këshillit,

3. Të kenë aftësi komunikuese me xhematë,

4. Të jenë të shëndoshë psiqikisht dhe fizikisht,

5. Të mos kenë vërejtje për punën e tyre nëse paraprakisht kanë qenë në punë,

6. Kandidatet duhet të plotësojnë edhe kushte të posaçme sipas rregullores së KBI-së në Pejë,

7. Të praktikojnë medhhebin hanefij dhe islamin tradicional të trojeve tona.
DOKUMENTET E NEVOJSHME

· Diploma e Medreses dhe Fakultetit,

· Çertifikata e lindjes,

· Çertifikata shëndetesore,

· Çertifikata se nuk është nën hetime, i akuzuar apo dënuar,

· Dëshmi mbi karakteristikat në punë (nëse paraprakisht kanë qenë në punë),

· Deklarata me shkrim se do ti kryej të gjitha shërbimet fetare sipas rregullorës,

· CV- te dhënat personale, kualifikime ose dëshmi për aftësim profesional
(Të gjitha dokumentet të jenë origjinal).
VËREJTJE: Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të BI-së të Pejës.
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në webfaqen zyrtare të BIRK. Dokumentet e pakompletuara dhe të dorëzuara me vonesë nuk do të merren në shqyrtim.

  • Tender

    Prishtinë, 27 mars 2024 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Re…
  • TABELA E ZEKATIT – Ramazan 2024

    TABELA E ZEKATIT – Ramazan 2024 / 1445 h. “…ata që dhanë zekatin i pret shpërb…
  • Konkurs

    Datë: 25 mars 2024Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë shpallë: KONKURS Për plotësimin …
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Tender

Prishtinë, 27 mars 2024 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Re…