Myftiu Tërnava pritet në takim nga zv.ministri i Ministrisë së Çështjeve Fetare të Arabisë Saudite Prishtinë, më 12 maj 2022 Gjatë qëndrimit në Riad të Arabisë Saudite, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, zhvilloi një takim në Ministrinë për Çështje Fetare të Arabisë Saudite, në të cilën u prit nga zëvendësministri, dr. Avad al-Anzi. Myftiu Tërnava falënderoi zëvendësministrin Al-Anzi për kontributin e Mbretërisë Saudite për Kosovën, si dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet dy institucioneve. Në këtë takim u diskutua edhe për themelimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, duke theksuar rëndësinë e përhapjes së tolerancës, bashkëjetesës dhe luftimin e radikalizmit, ekstremizmit dhe islamofobisë.