Drammen: 05.06.2021

Bashkësia Kulturore dhe Fetare Shqiptare në Norvegji

SHPALLË KONKURS

Për plotësimin e vendit të lirë të punës për në një afat të caktuar kohor për 6 muajë me mundesi vazhdimit: Imam, hatib dhe mualim në:

Xhaminë e Drammenit.

Duke u bazuar në rregullorën për punën e imamëve shqiptarë në BKFSHN Drammen në Norvegji kandidati i interesuar duhet t’i plotësojë këto kushte:

  1. Të ketë të kryer Medresenë, FSI-në ose Fakultetin e Studimeve Islame jashtë vendit (diploma e vërtetuar nga Kryesia) dhe Master të Studimeve Islame.
  2. T’i pëmrbahet statutit dhe rregullorës për punë të imamëve shqiptarë në BKFSHN Drammen në Norvegji.
  3. Të ketë aftësi komunikuese dhe organizative për çështje fetare.
  4. Të jetë i shëndoshë psikikisht dhe fizikisht.
  5. Të mos ketë vërejtje në punë, nëse paraprakisht ka qenë i punësuar.
  6. Të ketë vetiniciativë dhe kreativitet në punë.

Dokumentet e kërkuara:

Krahas kërkesave për punë, duhet bashkangjitur edhe këto dokumente:

  • Diploma e Medresese , Fakultetit dhe Masterit.
  • Certifikata e lindjes.
  • Certifikata shendetësore.
  • Certifikata se nuk është nën hetime ose i dënuar.
  • Vertetimi për përvojën e punës.
  • Deklaratë me shkrim, se ka për të bërë të gjitha shërbimet fetare.
  • CV – në, të dhënat personale, kualifikimet ose dëshmit për aftesim profesional;(Të gjitha dokumentet të jenë në origjinal).
  • Dokumenti i identifikimit (pasaporta) (fotokopje).

Verejtje: Mënyra e dorëzimit të kandidaturës : përmes postës, postës elektronike apo personalisht.

Dokumentet e pakompletuara si dhe ato qe arrijnë pas afatit të paraparë, nuk do të merren në shqyrtim.Konkursi është i hapur 30 ditë kalendarik, nga dita e publikimit në faqën tonë zyrtare.

  • Tender

    Prishtinë, 27 mars 2024 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Re…
  • TABELA E ZEKATIT – Ramazan 2024

    TABELA E ZEKATIT – Ramazan 2024 / 1445 h. “…ata që dhanë zekatin i pret shpërb…
  • Konkurs

    Datë: 25 mars 2024Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë shpallë: KONKURS Për plotësimin …
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Tender

Prishtinë, 27 mars 2024 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Re…