Datë: 08.06.2021
Në bazë të rregullores së Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit, e në mbështetje të Kushteturës së Kryesisë së BIRK, neni 38, alineja 9, Këshilli BI në Prizren, në mbledhjen e mbajtur më 27.05.2021, mori vendim të shpallë këtë:
KONKURS
Për plotësimin e vendeve të lira të punës si vijon:
- Kurir-Vozitës në KBI-Prizren
Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë këto kushte:
1. Të ketë të kryer Medresenë;
2. Të kenë patentë shoferin e kategorisë “B”;
3. T’u përmbahem Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, rregulloreve, vendimeve të Kryesisë dhe Rregullores së Këshillit.
4. Të kenë aftësi komunikuese dhe organizative.
5. Të jenë të shëndoshë psikikisht dhe fizikisht.
6. Të mos kenë vërejtje në punë, nëse paraprakisht kanë qenë të punësuar.
7. Të jenë nënshtetas të Republikës së Kosovës.
Dokumentet e kërkuara:
Krahas kërkesës për punësim, duhen bashkëngjitur edhe këto dokumente:
* Diploma e Medresesë
* Çertifikata e lindjes
* Çertifikata shëndetësore
* Çertifikata se nuk është nën hetime ose i dënuar
* Vërtetimi për përvojën e punës
* Deklaratë me shkrim se ka për t’i kryer të gjitha shërbimet fetare
* CV –ja, të dhënat personale, kualifikimet ose dëshmitë për aftësim profesional
* Letërnjoftimi (fotokopje)
Të gjitha dokumentet të jenë në origjinal!
Vërejtje:
Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit.
Dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që arrijnë pas afatit të paraparë, nuk do të merren në shqyrtim.
Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike, nga dita e publikimit në websajtin e Kryesisë së BIRK-ut.