Datë: 26 prill 2024

Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren shpallë:

Konkurs për këtë vend të punës:

Zëvendës-kryeimam i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit

Kandidati i interesuar duhet t’i plotësojë këto kushte:

  • Të ketë kryer Medresenë, FSI-në, ose Fakultetin e Studimeve Islame jashtë vendit
    (diploma e vërtetuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës);
  • T’i përmbahet Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Rregulloreve
    dhe Vendimeve të Kryesisë dhe Rregullores së Këshillit të Bl-Prizren;
  • Të ketë aftësi komunikuese dhe organizative për çështje fetare;
  • Të jetë i shëndoshë psikikisht dhe fizikisht;
  • Të mos ketë vërejtje për punën e tij (nëse ka qenë në punë më parë);
  • Të jetë nënshtetas i Republikës së Kosovës.


Kandidati, krahas kërkesës për punësim, duhet bashkëngjitur edhe këto
dokumente:

  • Diploma e Medresesë dhe e Fakultetit (kopje e vërtetuar te noteri);
  • Certifikata e lindjes (origjinal);
  • Certifikata shëndetësore (origjinal);
  • Certifikata se nuk është nën hetime ose i dënuar (origjinal);
  • Vërtetimi për përvojën e punës (origjinal);
  • Deklarata me shkrim se ka për t’i kryer të gjitha shërbimet fetare;
  • CV-ja, të dhënat personale, kualifikimet ose dëshmitë për aftësim profesional;
  • Letërnjoftimi (fotokopje).

Vërejtje:
Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të BI-së të Prizrenit
Dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që arrijnë pas afatit të paraparë, nuk do të merren në
shqyrtim.
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë kalendarike nga data e publikimit në websaitin e Kryesisë së BIRK-ut.

  • Konkurs

    Datë: 3 maj 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Skënderaj shpallë: K O N K U R S Për plot…
  • Konkurs

    Datë: 26 prill 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Suharekë shpallë: KONKURS Për plotësim…
  • Tender

    Prishtinë, 27 mars 2024 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Re…
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Konkurs

Datë: 3 maj 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Skënderaj shpallë: K O N K U R S Për plot…