Datë: 26 prill 2024

Këshilli i Bashkësisë Islame në Suharekë shpallë:

KONKURS

Për plotësimin e vendeve të punës:

  1. Imam, hatib dhe mualim në xhaminë e fshatit Bllacë
  2. Imam, hatib dhe mualim në xhaminë e fshatit Vraniq

Kandidatët e interesuar duhet t’i plotësojnë këto kushte:

  • Të kenë të kryer Medresenë, FSI-në ose Fakultetin e Studimeve Islame jashtë vendit.
  • T’i përmbahen Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës. rregulloreve, vendimeve dhe udhëzimit administrativ të Kryesisë dhe Rregullores së Këshillit.
  • Të kenë aftësi komunikuese me xhematin dhe shkathtësi organizative për çështje fetare.
  • Të jenë të shëndoshë psikikisht dhe fizikisht.
  • Të mos kenë vërejtje për punën e tyre, nëse paraprakisht kanë qenë të punësuar.
  • Të jenë të pranueshëm nga këshilli i xhamisë dhe xhemati përkatës.
  • Të praktikojnë medhhebin hanefij dhe islamin burimor-tradicional të trojeve tona.

Dokumentet e kërkuara:
Krahas kërkesës për punësim, duhen bashkëngjitur edhe këto dokumente:

  • Diploma e Medresesë dhe Fakultetit.
  • Certifikata e lindjes.
  • Certifikata shëndetësore.
  • Certifikata se nuk është nën hetime, i akuzuar apo dënuar.
  • Dëshmi mbi karakteristikat në punë (nëse paraprakisht ka punuar).
  • Deklaratë me shkrim se do t’i kryej të gjitha shërbimet fetare sipas rregulloreve në fuqi.
  • CV-ja, të dhënat personale, kualifikimet ose dëshmitë për aftësim profesional.
  • Letërnjoftimi (kopje në të dy anët).

VËREJTJE:
Të gjitha dokumentet të jenë në origjinal apo të noterizuara.
Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të Bashkësisë Islame në Suharekë.
Konkursi mbetet i hapur 10 ditë nga dita e publikimit në ueb faqen zyrtare të BIRK-ut.
Dokumentet e pakompletuara dhe lë dorëzuara me vonesë nuk do të merren në shqyrtim.

  • Konkurs

    Datë: 3 maj 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Skënderaj shpallë: K O N K U R S Për plot…
  • Konkurs

    Datë: 26 prill 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren shpallë: Konkurs për këtë vend…
  • Tender

    Prishtinë, 27 mars 2024 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Re…
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Konkurs

Datë: 3 maj 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Skënderaj shpallë: K O N K U R S Për plot…