Konkurs Prishtinë, 22 dhjetor 2015Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, shpallë: Konkurs Për plotësimin e këtyre vendeve të punës në Konviktin e vajzave në Prishtinë:1. Përgjegjëse e konviktit (1),2. Edukatore në konvikt (3),3. Kuzhiniere (1)4. Ndihmës kuzhiniere (1),5. Mirëmbajtëse të pastërtisë (2),6. Shtëpiak dhe furnizues për nxehje (1). Kandidatet e interesuara duhet t’i plotësojnë këto kushte:Për vendin e punës nën 1: të ketë të kryer Medresenë dhe fakultetin, (përparësi kanë me FSI), të ketë tri vite përvojë pune në BI.Për vendin e punës nën 2: të ketë të kryer Medresenë dhe fakultetin (përparësi kanë me FSI), dhe dy vite përvojë pune në BI.Për vendin e punës nën 3: Të ketë kualifikimin e lartë profesional të gjellëbërësit dhe tri vite përvojë pune në profesion.Për vendin e punës nën 4: Të posedojë kualifikim për gjellëbërës dhe dy vite përvojë pune në profesion, e në mungesë edhe pa përvojë.Për vendin e punës nën 5: Të ketë së paku arsimimin fillorëPër vendin e punës nën 6: Të posedojë kualifikim superior dhe të ketë tri vite përvojë pune në punë të ngjashmeKandidatët e interesuar, kërkesës për punësim, duhet bashkangjitur këto dokumente:– Diplomën e shkollës së mesme dhe të fakultetit,– Vërtetim për përvojën e punës,– Certifikatën e lindjes,– Certifikatën e mjekut,– Certifikatën se nuk është nën hetime,– CV-të me të dhëna personale.Vërejtje:Përshkrimi i vendeve të punës- të drejtat dhe obligimet- do të bëhet pasi që kandidatët të pranohen në punë. Të gjitha dokumentet duhet të jenë origjinale.Konkursi mbetet i hapur 7 ditë nga dita e publikimit të tij.Dokumentet e kompletuara dorëzohen në sekretarinë e Kryesisë së BI-së (Rr. “Bajram Kelmendi”, nr. 84, 10 000 PRISHTINË.Dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që arrijnë pas afatit, nuk do të merren në shqyrtim.