TELEGARMURIMI Prishtinë, 23 dhjetor 2015Me rastin e festës së Kërshëndellave, Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava sot ka uruar e përgëzuar Ipeshkvin Dodë Gjergji dhe të gjithë besimtarët katolikë. Në urimin e Myftiut Tërnava, thuhet: TELEGARMURIMII nderuar Ipeshkëv Dodë GjergjiMe rastin e Kërshëndellave, Juve, të gjithë meshtarëve dhe besimtarëve katolikë, kam nderin dhe respektin që t’ju përgëzoj me urimet më të sinqerta .Kërshëndellat kanë për simbolikë lindjen, e cila te njerëzimi sjell mesazhin e lajmit të mirë që reflekton gëzimin, mirësinë e dashurinë.Populli ynë gjithherë është solidarizuar me gëzimin e hidhërimin e vëllait; është kjo vlerë që e kultivuan paraardhësit tanë, të cilët na i lanë amanet urtësinë, respektin për tjetrin dhe mbi të gjitha vëllazërinë tonë.I nderuar IpeshkëvNë këtë ditë feste, duke Ju uruar ngrohtësi e lumturi Juve dhe besimtarëve Tuaj edhe një herë, shpreh përkushtimin e Bashkësisë Islame të Kosovës për të kultivuar mirëkuptimin, paqen, dashurinë e vëllazërinë si vlera të pacenuara të populli tonë.Me respekt,Myftiu i KosovësNaim efendi Tërnava