Më 15 dhjetor, myftiu i Republikës së Kosovës, Mr. Naim ef. Tërnava qëndroi në Prizren, ku mbajti një ligjëratë para nxënësve dhe personelit të Medresesë së Mesme “Alauddin”, paralelja në Prizren. Koordinatori i Medresesë në Prizren, Reshat ef. Mexhidi, myftiut me bashkëpunëtorë i dëshiroi mirëseardhje, sikurse falënderoi edhe drejtorin e Drejtorisë së Arsimit në Prizren, Nexhat Qoqaj. Myftiu Tërnava në fillim të ligjëratës së tij falënderoi personelin e medresesë për punën që po e bëjnë në vetëdijesimin e nxënësve por edhe të shoqërisë.

Në ligjëratën e tij ai foli për tolerancën dhe shenjtërinë e mësimeve kuranore, dhe për dashurinë e madhe që duhet pasur njeriu për njeriun. Ai tha se Kurani është një libër që në vazhdimësi thërret në afrimin e njerëzve në mes vete. “Aty ka shumë ajete që Allahu iu drejtohet njerëzve përgjithësisht, që të bashkëpunojmë në mes vete, të shtrijmë dorën e mirësisë dhe miqësisë, të studiojmë fushat e rritjes dhe bashkëpunimit, që të jemi në gjendje që shoqërisë njerëzore t’i japim humanizëm, bamirësi, prosperitet dhe ardhmëri”, tha myftiu Tërnava.

Ai gjatë ligjëratës së tij shprehu brengosjen e tij në lidhje me disa persona që kanë marrë pjesë në luftërat e Sirisë dhe Irakut, ku edhe një herë konfirmoi se të rinjtë tanë nuk duhet ta ndjekin atë rrugë, sepse atje është duke u bërë një luftë e pakuptimtë dhe nuk ka të bëjë asgjë me Islamin. Myftiu theksoi se ky është një mashtrim për disa interesa klanore, grupore, individuale e të matrapazë ve të ndryshëm, të cilët shfrytëzojnë situatën e krijuar e të mjerë që të mbizotërojnë. Ai gjithashtu tha se rinia  e vendit tone me dergimin atje po merret në qaftë. Vrasja, mbytja, tortura, ekstremizmi, radikalizmi e të ngjashme, asgjë nuk kanë të bëjnë me Islamin. Duhet bërë dallimin një herë e përgjithmonë se ç’është Islami dhe ç’janë disa që veten e quajnë mysliman. Prandaj, ata që bëjnë krime të tilla, duke vrarë e prerë, ata nuk i takojnë familjes islame, ngase krimineli nuk ka as fe, atdhe dhe as njerëzillëk.

“Marrja pjesë në atë luftë vëllavrasëse është diçka që e ka ndaluar në vazhdimësi feja jonë, shpallja hyjnore e të madhit Zot, dhe ne e dimë, sipas Kuranit, se ai që vret me qëllim një besimtar, ai do të jetë i dënuar tek Allahu xh.sh., dhe do të jetë përgjithmonë në Xhehenem, dhe Allahu është i hidhëruar me të, e ka mallkuar dhe do ta dënojë në Ditën e Gjykimit me dënim shumë të madh. Gjithashtu, Ai në Kuran thotë se që vret një njeri pavarësisht vendit, ngjyrës, gjuhës, ai është sikurse ta ketë vrarë tërë njerëzimin, por nëse ai bëhet shkaktar që njeri të jetojë, kjo është sikurse të jetojë i gjithë njerëzimi.

Bashkësia Islame e Kosovës para tre muajsh ka përgatitur një strategji  të brendshme të saj, përmes së cilës synon vetëdijesimin edhe më të madh të masës së gjerë, informimin e drejtë, të vetë imamëve për atë që po ndodh me shkuarjen e disa të rinjve tanë në luftëra të pakuptimta në Siri dhe Irak.

Myftiu Tërnava për fund theksoi se Myslimanët kanë një tolerancë jashtëzakonisht të madhe fetare, të cilën e kemi trashëguar shekuj me radhë dhe të cilën BIK-u synon ta ruajë edhe më tutje. Ne me siguri se do të bëjmë çmos që ketë tolerancë dhe harmoni ndërfetare dhe ta ruajmë. Kjo tolerancë fetare karakterizon jo vetëm Kosovën por të gjitha trojet etnike shqiptare. BIK-u do të punojë me tërë fuqinë e vet në parandalimin e çdo mundësie të çfarëdolloj ekstremizmi që dikush përpiqet ta fusë brenda komunitetit tonë. Është një e vërtetë e pamohueshme, se pas luftës hyrjet dhe daljet në Kosovë kanë qenë, në njëfarë mënyre, të pakontrolluara. Ndaj, në Kosovë ka hyrë dhe ka dalë gjithkush, ngado që të ketë qenë ai. Kufijtë kanë qenë të hapur. Ne vazhdimisht  kemi  tërhequr vërejtjen se duhet të kemi kujdes se kush po hyn dhe po del nga Kosova. Ka pasur mundësi dhe ka mundësi të indoktrinimit të një pjese të rinisë sonë, sepse ata që kanë ardhur në Kosovë mund të kenë pasur qëllime jo të mira në raport me ardhmërinë e Kosovës, apo kanë dashur të mbjellin farën e sherrit në mesin e të rinjve tanë.

Ai në fund tha se ne besimtarët myslimanë nuk kemi asgjë të përbashkët dhe asnjë lidhje me ISIS, dhe ne bashkërisht me qeverinë duhet luftuar këtë të keqe.{gallery}prz1215{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Listat e pagesave për projektin “Kurbani 2024” në Bashkësinë Islame të Kosovës

Bashkësisë Islame e Kosovës njofton të gjithë besimtarët se ka përfunduar me sukses për kë…