Ligjërata e mbajtur më 15.12.2015 organizuar nga DG-së, kushtuar jetës dhe veprës së pejgamberi të Allahut, Muhamedit a.s.
Fillimisht programi u hap me disa ajete nga Kurani famëlartë, interpretuar nga hafëze Shyhrete Rrahimi, e pastaj Hanife Kastrati, zyrtare në DG, pas përshëndetjes së mysafireve në emër të DG-së, e prezantoi programin e planifikuar për këtë takim.

Më pas ligjëratën e mbajti Dr. Violeta Smajlaj, e cila bëri një prezantim mbresëlënës, ku ndër të tjera tha: “Historia njerëzore në të gjithë rruzullin tokësor nuk njeh model më madhështor, si udhëheqes apo reformues, në të cilin janë bashkuar të gjitha virtytet e larta, si ato intelektuale, morale, shoqërore e menaxheriale, në luftë dhe paqe, ashtu siç janë bashkuar në personalitetin e Muhamedit a.s. Prandaj, Zoti me meritë e quajti “Dritë” – udhërrëfyes, kur për të në Kuranin famëlartë thotë:  “Juve ju ka ardhur nga Zoti dritë dhe libër i qartë”, ndërsa për pasimin e shembullit të tij thotë: “Vërtet në të Dërguarin tuaj keni shembullin më të mirë.”
Për ta begatuar këtë takim edhe në aspektin artistik u kujdesën kori i vajzave të Medresesë së Mesme “Alauddin” nga Prishtina, të përgatitura nga prof. Muzaqete Kosumi.{gallery}dglgj1215{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava vizitoi punishten e Xhamisë Qendrore në Prishtinë

Prishtinë, më 8 tetor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…