Në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Drejtoria për Diasporë e kësaj Kryesie, fton në takim – drekë pune të gjithë imamët, kryetarët e xhamive, përfaqësuesit, xhematin dhe aktivistët që veprojnë në diasporë.

Ftesë

Të nderuar,
Es selamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu!

Duke ju dëshiruar gjithë të mirat, si dhe duke ju falënderuar për bashkëpunimin e deritanishëm, kam nderin që në emër të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, t’ju ftoj në takim – drekë pune, ju dhe të gjithë imamët, kryetarët e xhamive, xhematin dhe përfaqësuesit tuaj në diasporë!

Dreka do të shtrohet në lokalet e Medresesë “Alauddin” në Prishtinë.

Data: 31 korrik 2024, ditë e mërkurë, nga ora 13:30.

Ju lutemi që, për çështje organizimi, të na konfirmoni praninë tuaj para datës së shënuar më sipër, në tel. 00383 44 115 963, ose emailin: [email protected],
apo FB:
https://www.facebook.com/ekrem.simnica.

Me respekt,
Drejtoria për Diasporë në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës

Ekrem Simnica

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

Konkurs

Datë: 10 korrik 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren, shpallë këtë:K O N K U R S P…