Në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Drejtoria për Diasporë e kësaj Kryesie, fton në takim – drekë pune të gjithë imamët, kryetarët e xhamive, përfaqësuesit, xhematin dhe aktivistët që veprojnë në diasporë.
Ftesë
Të nderuar,
Es selamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu!
Duke ju dëshiruar gjithë të mirat, si dhe duke ju falënderuar për bashkëpunimin e deritanishëm, kam nderin që në emër të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, t’ju ftoj në takim – drekë pune, ju dhe të gjithë imamët, kryetarët e xhamive, xhematin dhe përfaqësuesit tuaj në diasporë!
Dreka do të shtrohet në lokalet e Medresesë “Alauddin” në Prishtinë.
Data: 31 korrik 2024, ditë e mërkurë, nga ora 13:30.
Ju lutemi që, për çështje organizimi, të na konfirmoni praninë tuaj para datës së shënuar më sipër, në tel. 00383 44 115 963, ose emailin: [email protected],
apo FB:
https://www.facebook.com/ekrem.simnica.
Me respekt,
Drejtoria për Diasporë në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës
Ekrem Simnica