Prishtinë, më 17 gusht 2023

Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, ka pritur sot në takim kryetarin e Unionit Shqiptar Mysliman në Austrin, Vahidin Behlulin. Ai fillimisht i uroi mirëseardhje në institucionin e BIK-ut, duke potencuar kështu përkushtimin e Drejtorisë që ai udhëheq për një bashkëpunim sa më të mirë me qendrat dhe unionet që funksionojnë në diasporë. Drejtori Simnica tha se bashkëpunimi i mirë i deritanishëm duhet të vazhdohet edhe në të ardhmen, ngase vetëm kështu arrihet të bëhet më e mira për bashkatdhetarët tanë që jetojnë atje. Ai edhe njëherë e falënderoi kryetarin Behluli për punën dhe përkushtimin e tyre të treguar deri më tani.

Nga ana e tij, kryetari Behluli, falënderoi drejtorin Simnica për pritjen dhe për interesimin dhe gatishmërinë për të qenë sa më pranë bashkatdhetarëve. Ai tha se si Union, mbesim të përkushtuar që të kemi marrëdhënie dhe bashkëpunim të mirë me Bashkësinë Islame të Kosovës.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

U vu gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Shkabaj të Obiliqit

Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Me këndim të tekbireve, sot, pas namazit të xhumasë, u vu gur…