Data: 15 gusht 2023

Këshilli i Bashkësisë Islame i Mitrovicës shpall:

KONKURS

Për plotësimin e vendit të lirë të punës:

  1. Imam, hatib dhe mualim në xhaminë e fshatit Bare;
  2. Imam, hatib dhe mualim në xhaminë e fshatit Gushavc;
  3. Imam, hatib dhe mualim në xhaminë e fshatit Pirq;
  4. Imam, hatib dhe mualim në xhaminë e fshatit Trepçë.

Kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte:

Të kenë të kryer Medresenë, FSI-në ose Fakultetin e Studimeve Islame jashtë vendit (diploma e vërtetuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës);

T’u përmbahen Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, rregulloreve, vendimeve të Kryesisë dhe Rregullores së Këshillit;

Të kenë aftësi komunikuese dhe organizative për çështje fetare;

Të jenë të shëndoshë psikikisht dhe fizikisht;

Të mos kenë vërejtje në punë, nëse paraprakisht kanë qenë të punësuar;

Të jenë të pranueshëm nga Këshilli i Xhamisë dhe xhemati përkatës;

Të jenë nënshtetas të Republikës së Kosovës.

Dokumentet e kërkuara:

Krahas kërkesës për punësim, duhen bashkëngjitur edhe këto dokumente:  

Diploma e Medresesë dhe ajo e Fakultetit;

Certifikata e lindjes;

Certifikata shëndetësore;

Certifikata se nuk është nën hetime ose i dënuar;

Vërtetimi për përvojën e punës;

Deklaratë me shkrim se ka për t’i kryer të gjitha shërbimet fetare;

CV –ja, të dhënat personale, kualifikimet ose dëshmitë për aftësim profesional;

Letërnjoftimi (fotokopje).

Të gjitha dokumentet të jenë në origjinal!

Vërejtje:

Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të Bashkësisë Islame të Mitrovicës.

Dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që arrijnë pas afatit të paraparë, nuk do të merren në shqyrtim.

Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike, nga dita e publikimit në websajtin e Kryesisë së BIRK-ut.

  • Konkurs

    Datë: 26 prill 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Suharekë shpallë: KONKURS Për plotësim…
  • Konkurs

    Datë: 26 prill 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren shpallë: Konkurs për këtë vend…
  • Tender

    Prishtinë, 27 mars 2024 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Re…
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Konkurs

Datë: 26 prill 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Suharekë shpallë: KONKURS Për plotësim…