Prishtinë, më 13 gusht 2023

Shefi i kabinetit të Myftiut Naim ef.Tërnava, mr. Besim ef. Mehmeti, gjatë qëndrimit të tij në Arabinë Saudite, ku po merr pjesë në Konferencën e organizuar nga Ministria e Çështjeve Fetare, u prit në takim të veçantë nga ministri i Çështjeve Fetare, dr. Abdulatif al Sheikh.

Besim ef. Mehmeti, përcolli përshëndetjet e Myftiut Tërnava, duke falënderuar kështu ministrin për ftesën dhe mundesinë e pjesëmarrjes në këtë Konferencë. Ai gjithashtu falënderoi Mbretërinë e Arabisë Saudite për përkrahjen e ofruar për Kosovën në periudha dhe sfera të ndryshme.

Nga ana e tij, ministri saudit, fillimisht i dëshiroi z. Mehmetit mirëseardhje në këtë Konferencë, e më pas përcolli përshëndetjet për Myftiun e Kosovës, Bashkësinë Islame dhe popullin e Kosovës. Ai shprehu përkushtimin e Ministrisë që ai drejton për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Listat e pagesave për projektin “Kurbani 2024” në Bashkësinë Islame të Kosovës

Bashkësisë Islame e Kosovës njofton të gjithë besimtarët se ka përfunduar me sukses për kë…