Më 11 shkurt 2023, drejtori i Diasporës në Bashkësinë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, qëndroi në Zvicër, ku mori pjesë në tribunën fetare, të organizuar nga Bashkësia Islame “El-Hidaje” në St. Gallen, me moton “Të gjithë për një xhami të re, për breza të tërë!”.

Në manifestim morën pjesë përfaqësues nga Kosova, Shqipëria, Turqia, Kroacia, imamë, kryetarë, anëtarë e përfaqësues të xhamive në Zvicër dhe xhematë të shumtë.

Të pranishmit i përshëndeti e iu dëshiroi mirëseardhje, imami i xhamisë, Mehas ef. Alija dhe kryetari Sadush Ajrullai, i cili i njohu për rrjedhat e inciativës për xhaminë e re.

Tubimin e pëshëndeten të gjithë përfaqësuesit e bashkësive islame dhe të organizatave islame që ishin pjesëmarrës.

Drejtori Simnica, në fjalën e tij përshëndetëse, i uroi dhe i përgëzoi për inciativën për xhami të re, duke falënderuar kryetarin e xhamisë, imamin, kryesinë dhe xhematin për angazhimin, aktivitetet dhe të arriturat e tyre për këtë periudhë kohore.

Drejtori Simnica, fjalimin e tij ia kushtoi rolit dhe rëndësisë së xhamive në përgjithësi, e në veçanti në Diasporë.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

Listat e pagesave për projektin “Kurbani 2024” në Bashkësinë Islame të Kosovës

Bashkësisë Islame e Kosovës njofton të gjithë besimtarët se ka përfunduar me sukses për kë…