Prishtinë, më 10 shkurt 2023

Këshilli i Bashkësisë Islame të Prishtinës, organizoi tribunë me rastin e Natës së Israsë dhe Miraxhit dhe përvjetorit të 15-të të Pavarësisë së Kosovës.

Ky program nisi me leximin e një pjese nga Kurani famëlartë dhe me intonimin e himnit të flamurit.

Në këtë ngjarje mori pjesë kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i cili përgëzoi organizatorët për programin. Ai mbajti një ligjëratë të shkurtër rreth vlerës dhe rëndësisë që kanë këto dy ngjarje.

Një fjalë rasti e mbajti edhe kryetari i KBI-së së Prishtinës, Hetem ef. Sopjani, si dhe mualimja Kadrije Dragusha-Ademi.

Në fund të këtij programi u kënduan ilahi e këngë patriotike, si dhe monolog të përgatitur nga nxënësit e mektebeve.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Listat e pagesave për projektin “Kurbani 2024” në Bashkësinë Islame të Kosovës

Bashkësisë Islame e Kosovës njofton të gjithë besimtarët se ka përfunduar me sukses për kë…