Prishtinë, më 13 shkurt 2023 

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovës, z. Christoph Weidinger. 

Myftiu Tërnava e njohu mysafirin me funksionimin e institucionit të BIK-ut, si dhe me sfidat me të cilat ballafaqohet ai. Ai falënderoi ambasadorin dhe nëpërmes tij edhe shtetin e Austrisë për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme për shtetin e Kosovës. Myftiu Tërnava po ashtu vlerësoi se Bashkësia Islame e Kosovës ndër prioritet kryesore e ka edhe kultivimin e tolerancës dhe mirëkuptimin ndërfetar e ndërnjerëzor, me qëllimin e vetëm që në Kosovë të mbretërojë paqja, respekti e toleranca ndërmjet besimeve dhe etnive të ndryshme. 

Ambasadori Christoph Weidinger, falënderoi Myftiun për mikpritjen, dhe shprehu interesimin për organizimin dhe funksionimin e BIK-ut. Ai më tutje tha se institucionet dhe prijësit fetarë kanë rol të rëndësishëm në edukimin shpirtëror të masës së gjerë. 

Në fund të takimit, të dyja palët ranë dakord që edhe më të thellohet bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve. 

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…