Prishtinë, më 13 shkurt 2023
Këshilli Drejtues i Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, të cilën e hapi dhe e kryesoi drejtori i këtij Instituti, Sabri ef. Bajgora. Ai para anëtarëve të këtij Këshilli shpalosi planet dhe projektet e Institutit për vitin 2023, duke falënderuar kështu anëtarët për kontributin e tyre përgjatë vitit 2022.
Ndër pikat e rendit të ditës, për të cilat diskutoi Këshilli ishin përgatitja për konferencën që pritet të mbahet këtë vit, e që ka të bëjë me historikun, rolin, edukimin dhe trajtimin e xhamive në trojet tona.
Më pastaj, Këshilli diskutoi edhe për përgatitjet për mbajtjen e dy tryezave për personalitetet, Fahri ef. Iljazin dhe Hysen Latifin, e që parashihen të mbahen njëra në muajin maj, ndërsa tjetra në tetor të këtij viti.
Këshilli Drejtues i IHSI-së gjithashtu shqyrtoi projekt-propozimin për thesarin e bejtexhinjve nëpër shekuj, si dhe diskutoi për projekte të tjera.
-
UNIFIKIMI I FJALËVE DHE RADHËVE NË KOHË KRIZASH
Me rekomandim të kryetarit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. T… -
Myftiu Tërnava vizitoi për ngushëllime familjen Bunjaku
Prishtinë, më 27 shtator 2023 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tër… -
U mbajt Mevlud në Xhaminë e Çarshisë
Prishtinë, më 26 shtator 2023 Me këndim të Kuranit, ilahive, kasideve dhe ligjëratës kusht…
Shfaq më shumë në Lajme
Shfleto
UNIFIKIMI I FJALËVE DHE RADHËVE NË KOHË KRIZASH
Me rekomandim të kryetarit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. T…