Prishtinë, 2 dhjetor 2013

Në Kosovë për vizitë dyditore po qëndron një delegacion nga Gjermania, gjegjësisht nga kryesia e Qendrës Kulturore Islamesë Franfurktit, në krye me imamin e nderuar Ahmed ef. Kajoshi, ish medresant i medresesë Alaudin, bashkë me Sadria  Daciq, Mersudin Ceherdarevic,  Evzi Mehmeti dhe  Almir Zukorliq.

 

Në fillim u priten nga drejtori i diasporës Ekrem ef. Simnica në aeroport, për të vazhduar më pas vizitat në Selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, ku  u priten nga Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, të cilin  fillimisht e uruan për rizgjedhjen e tij në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës, duke i uruar shëndet dhe suksese.

Imami Ahmed Kajoshi falënderoi Myftiun për mikpritjen dhe në emër të Qendrës Kulturore Islame në Frankfurt i dhuroi Bashkësisë Islame një shumë prej 16,000 eurove për ndërtimin e xhamisë se re qendrore që do të ndërtohet në Prishtinë, shumë kjo e mbledhur nga xhemati i diasporës tonë në Frankfurt.

Myftiu në emër të Bashkësisë Islame falënderoi delegacionin për kontributin e tyre, duke e lutur Allahun që t’i shpërblej me të mirat e tij në të dy botët, si dhe ndau një mirënjohje  për kontributin e tyre. ”Bashkësia Islame e Kosovës çmon lart kontributin e diasporës për të gjitha proceset që ka kaluar Kosova, dhe pa ndihmën tuaj Kosova nuk do arrinte këtë sukses”, tha mes tjerash Myftiu Tërnava.

Pas takimit me Myftiun delegacioni vizitoi edhe Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë, ku u takuan me dekanin , profesorët dhe student të FSI-së.

Vizita e tyre u përmbyll me vizitën që ja bënë medresesë Alauddin në Prishtinë, ku u priten nga drejtori Bahri Simnica . Qendra Kulturore Islame kishte tubuar ndihmë edhe për medresenë, këtë vatër të dijes dhe dinit, dhe kishin sjellë 115 kurban për medresenë dhe 2200 euro për nxënësit në nevojë, duke ofruar mundësinë që në të ardhmen të stipendojnë edhe nxënësit jetim që vazhdojnë shkollimin në medrese.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

Fakulteti i Studimeve Islame promovoi programin e ri “Akademia – Studime Islame dhe Lidership”

Prishtinë, më 2 maj 2024 Fakulteti i Studimeve Islame, ka promovuar sot programin e ri, “A…