Më 04.12.2013, në sallën e amfiteatrit në Fakultetin e Studimeve Islame( FSI) u bë ndarja e diplomave për 23 studentë të diplomuar gjatë vitit akademik 2012/2013. Këtë ceremoni e nderoi prezenca e Myftiut të Bashkësisë Islame të Kosovës Mr. Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë. Dekani i FSI-së në Prishtinë, prof. dr. Qazim Qazimi,në fjalën e tij përshëndetëse foli për ecuritë e punëve në FSI deri më tani dhe për aspiratat në të ardhmen.

“Do theksuar që dikush të bëhet mysliman i qytetëruar, mysliman i mirë e i vërtetë, kjo nuk do të thotë të jetë detyrimisht, aziatik, hixhazik, beduin i shek. VII, të veshë xhelebijen,“thevbin” apo pantollane të shkurtër, por kjo po ashtu, dhe assesi nuk do të thotë se ka islam rajonal, islam nacional, islam parcial, islam lokal, islam tradicional, islam evropian, islam lindor (oriental) apo perëndimor (oksidental). Duhet ditur se ka vetëm një islam i cili njeh dhe respekton veçoritë, specifikat, traditat, diversitetet e të tjerëve, për deri sa ato nuk bien ndesh me burimet themelore të Islamit e as me parimet, principet, detyrimet e Islamit autokton” tha dekani Qazimi. Më pastaj fjalën e mori myftiu i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, mr. Naim ef.Tërnava i cili fillimisht i përshëndeti të pranishmit dhe përgëzoi dekanin dhe stafin menaxhues të FSI-së për punën që kanë bërë dhe që janë duke bërë për arsimimin dhe avancimin e studentëve. Në vazhdim myftiu tha se BIRK-u gjithherë ka qenë, dhe do të jetë në mbështetje të FSI-së, ngase, siç tha ai, FSI-a është një vend, që figurativisht mund të themi, prodhon kuadro të mirëfilltë për avancimin e mësimeve islame. Ai poashtu premtoi se BIK vazhdimisht do të investoj dhe do të bëjë zgjerimin e këtij fakulteti  në përputhje me kërkesat e kohës. Kjo ceremoni u përmbyll me ndarjen e diplomave studentëve të diplomuar, nga ana e dekanit dhe Myftiut.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryeimami Sahiti takoi kryeimamët e këshillave të BI-së

Prishtinë, më 29 prill 2024 Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, së…