Prishtinë, 18 nëntor 2013
Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava pati sot pasdite takim me strukturat drejtuese të Bashkësisë Islame të Kosovës. Në takim të organizuar nga Myftiun qenë të pranishëm mbi 450, si kuvendarët e BIK, anëtarët e Kryesisë së BIK, përfaqësuesit e FSI-së, përfaqësuesit e medreseve,pastaj përfaqësuesit e Këshillave të BI, si dhe ish – nëpunësit e BIK që tani janë në pension.

“Ju falënderoj për pranin tuaj sot, ku si asnjëherë më parë jemi tubuar të gjitha struktura e BI së bashku me institucionet e saja për të shprehur gatishmërinë e strukturave të BIK për realizimin e objektivave që i kemi parësore në misionin tonë.
Në rrugën tonë të deritashme jemi përballur me shumë sfida e vështirësi, por falë përkushtimit e angazhimit tonë të përbashkët kemi arritur rezultate që janë evidente, kemi shënuar rezultate  të prekshme. Mirëpo para vetës kemi edhe shumë sfida e projekte që duanë angazhimin tonë të sinqertë, sepse këtë e presin besimtarët tanë nga ne.”- tha, ndër të tjerat, Myftiu Tërnava.{gallery}takim13{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Fakulteti i Studimeve Islame promovoi programin e ri “Akademia – Studime Islame dhe Lidership”

Prishtinë, më 2 maj 2024 Fakulteti i Studimeve Islame, ka promovuar sot programin e ri, “A…