Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti‘’, në kuadër të aktiviteteve humanitare në pjesën veriore të vendit, vizitoi Komunën e Leposaviqit, me ç’rast drejtori z. Behxhet Ajvazi me bashkëpunëtorë u mirëprit në takim nga kryetari i Komunës, z. Lulzim Etemi.

Në këtë takim, z. Ajvazi dhe z. Etemi diskutuan për mundësitë e mbështetjes dhe bashkëpunimit institucional për të ndihmuar familjet me gjendje të rëndë socio-ekonomike.

25 familje në kushte të rënduara ekonomike u ndihmuan nga “Bereqeti” me produkte ushqimore dhe higjienike të nevojshme.
“Bereqeti” gjatë këtij muaji ka mbështetur me artikuj ushqimor mbi 200 familje nevojtare të komuniteteve të ndryshme pa asnjë dallim. Ky aktivitet u realizua në koordinim me drejtoritë komunale dhe në bashkëpunim me miqtë e “Bereqetit” që po mbështesin aksionet humanitare.

Aktivitete të tilla do të vazhdojnë gjatë gjithë sezonit të dimrit në mënyrë që secila familje të ketë produktet e nevojshme dhe të ketë mirëqenie për jetë.

Shfaq më shumë në Bereqeti

Shfleto

U inaugurua selia qendrore e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”

Prishtinë, më 20 nëntor 2024 Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka inauguruar sot seli…