Prishtinë, më 23 nëntor 2023

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim ambasadorin e Suedisë, z. Jonas Westerlund. Në këtë takim, z. Westerlund, uroi Myftiun Tërnava për rizgjedhjen e tij si Myfti i Kosovës edhe për një mandat, duke i dëshiruar kështu punë të mbarë dhe të suksesshme. Ai çmoi lart kontributin e tij dhe të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës dhënë për mbarëvajtjen e jetës fetare në vend. Ambasadori tha se BIK-u vazhdimisht ka luajtur një rol kyç në tolerancën dhe harmoninë ndërfetare që mbretëron në vend, e e cila është një vlerë e jashtëzakonshme e popullit shqiptar.

Nga ana e tij, Myftiu Tërnava, falënderoi ambasadorin z. Westerlund për vizitën dhe për urimet, duke shprehur kështu falënderimet e tij për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë shteti i Suedisë për Kosovën në procese të ndryshme. Ai tha se ne si institucion mbetemi të përkushtuar për të vazhduar misionin tonë të shenjtë që kemi marrë mbi supet tona, duke potencuar kështu se respekti dhe toleranca mbesin vlerat tona me të cilat ne si shqiptarë duhet të krenohemi.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim ambasadorin e ShBA-ve, z. Jeffrey Hovenier

Prishtinë, më 10 dhjetor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tër…