Në ditët në vijim, Bashkësia Islame e Kosovës do të fillojë shpërndarjen e mishit të Kurbanit. Më shumë se 60 ton mish veçse janë deponuar në depon e “Bereqetit”, depo kjo e ndërtuar rishtazi, që përmbushë të gjitha nevojat e ruajtjes dhe shpërndarjes së mishit. Besimtarët edhe kësaj radhe kryen këtë obligim përmes Bashkësisë Islame të Kosovës, ku përveç aspektit fetare, do të ndihmojnë edhe rastet sociale dhe kategoritë e ndjeshme në shoqëri. Ky mish i kurbanit dhe pjesa tjetër, do të shpërndahen në ditët në vijim në tërë territorin e Kosovës, ku do të përfitojnë: jetimët, rastet sociale, invalidët, personat me aftësi të kufizuar, shoqatat e dala nga lufta si dhe kategori të tjera kosovare, që kanë nevojë për mish nga therja e kurbanëve të besimtarëve.

Shfaq më shumë në Bereqeti

Shfleto

Listat e pagesave për projektin “Kurbani 2024” në Bashkësinë Islame të Kosovës

Bashkësisë Islame e Kosovës njofton të gjithë besimtarët se ka përfunduar me sukses për kë…