Prishtinë, 11 tetor 2013
Kurban – Bajrami të martën më 15 tetor
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, njofton besimtarët dhe opinion e gjerë se dita e parë e festës së Kurban – Bajramit është ditën e  martë më 15 tetor 2013.
Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban – Bajramit, mbahet në  xhaminë “Sulltan Mehmet- Fatih” (Xhamia e Madhe) në Prishtinë.

Manifestimi fillon në ora 6:20, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste që do ta mbaj Ekrem ef. Simnica.
Namazi i Kurban – Bajramit falet në ora 7:26, të cilit do t’i prijë, sekretari i përgjithshëm i BIK, Resul ef. Rexhepi, ndërsa Hytben e Kurban- Bajramit do ta mbaj Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava.
Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, Ditën e parë, më 15 tetor 2013, Myftiu i Kosovës, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9 -12.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban – Bajramit, duke e lutur Zotin që të na pranoj Haxhin, kurbanin, lutjet e ibadetet tona.
Me fat festa e Kurban –Bajramit!

  • Konkurs

    Datë: 3 maj 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Skënderaj shpallë: K O N K U R S Për plot…
  • Konkurs

    Datë: 26 prill 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Suharekë shpallë: KONKURS Për plotësim…
  • Konkurs

    Datë: 26 prill 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren shpallë: Konkurs për këtë vend…
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Konkurs

Datë: 3 maj 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Skënderaj shpallë: K O N K U R S Për plot…