Datë: 3 maj 2024

Këshilli i Bashkësisë Islame në Skënderaj shpallë:

K O N K U R S


Për plotësimin e vendit të lirë të punës:
1. Imam, hatib dhe mualim në xhaminë “Mulla Nebih Salihu” në fshatin Baks.


Kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte:
1. Të ketë të kryer Medresenë, FSI-në ose Fakultetin e Studimeve Islame jashtë vendit (diploma e vërtetuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës);
2. T’u përmbahen Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, rregulloreve, vendimeve të Kryesisë dhe Rregullores së Këshillit;
3. Të kenë aftësi komunikuese dhe organizative për çështje fetare;
4. Të jenë të shëndoshë psikikisht dhe fizikisht;
5. Të mos kenë vërejtje në punë, nëse paraprakisht kanë qenë të punësuar;
6. Të jenë të pranueshëm nga Këshilli i Xhamisë dhe xhemati përkatës;
7. Të jenë nënshtetas të Republikës së Kosovës.


Dokumentet e kërkuara:
Krahas kërkesës për punësim, duhen bashkëngjitur edhe këto dokumente:
* Diploma e Medresesë dhe ajo e Fakultetit;
* Certifikata e lindjes;
* Certifikata shëndetësore;
* Certifikata se nuk është nën hetime ose i dënuar;
* Vërtetimi për përvojën e punës;
* Deklaratë me shkrim se ka për t’i kryer të gjitha shërbimet fetare;
* CV –ja, të dhënat personale, kualifikimet ose dëshmitë për aftësim profesional;
* Letërnjoftimi (fotokopje);
Të gjitha dokumentet të jenë në origjinal!

Vërejtje:
Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të Bashkësisë Islame të Skënderajt.
Dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që arrijnë pas afatit të paraparë, nuk do të merren në shqyrtim.
Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike, nga dita e publikimit në websajtin e Kryesisë së BIRK-ut.

  • Telegram ngushëllimi

    KRYESISË SË XHAMISË “BALKAN” – MINHEN, GJERMANI
 TELEGRAM NGUSHËLLIMI “Të Allahut jemi dhe…
  • Konkurs

    Datë: 10 maj 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren shpallë: KONKURS Për plotësimin …
  • Konkurs

    Prishtinë, 10 maj 2024 Za popunjavanje radnog mjesta: Imam, hatib i mualim u džamiji džema…
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Telegram ngushëllimi

KRYESISË SË XHAMISË “BALKAN” – MINHEN, GJERMANI
 TELEGRAM NGUSHËLLIMI “Të Allahut jemi dhe…