Prishtinë, më 6 maj 2024

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim zëvendësministrin e Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë, dr. Serdar Çam.

Gjatë këtij takimi, Myftiu Tërnava, e njohu mysafirin me aktivitetet dhe jetën fetare në Kosovë, e cila organizohet nga Bashkësia Islame e Kosovës. Në këtë takim, Myftiu Tërnava, falënderoi presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, Dijanetin e Turqisë, si dhe Drejtorinë e Vakëfeve për bashkëpunimin e shkëlqyer.

Myftiu Tërnava tha se me Drejtorinë e Vakëfeve, Bashkësia Islame e Kosovës ka një bashkëpunim të shkëlqyer, ku vetëm deri më tani janë finalizuar 14 projekte dhe 10 të tjera janë afër që të startojnë.

Në anën tjetër, zëvendësministri i Kulturës dhe Turizmit në Turqi, z. Serdar Çam, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe bashkëpunimin e shkëlqyer që kanë. Ai tha se shteti turk dhe qeveria turke kanë një simpati të veçantë për Prishtinën, duke premtuar kështu përkushtimin e tyre për thellim të bashkëpunimit.

Po ashtu, ai gjatë këtij takimi tha se ruajtja e trashëgimisë fetare është e rëndësishme dhe për këtë arsye shteti i Turqisë dhe Drejtoria e Vakëfeve i kushton rëndësi të veçantë. Gjatë kësaj vizite, zëvendësministri turk, Myftiu Tërnava dhe mysafirë të shumtë morën pjesë në hapjen solemne të restaurimit të xhamisë “Alaudin” në Prishtinë.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…