Myftiu i Republikës së Kosovës mr. Naim Tërnava priti sot në takim një grup të deputetëve të Kuvendit të Kosovës të përbërë nga zv. Kryetari i parlamentit të Kosovës z.Glauk Konjufca , Teuta Sahatçiu kryesuese e grupit të grave deputete, Alma Lame , Hashim Deshishku , Ahmet Isufi , Blerta Deliu , Flora Brovina , Donika Kada –Bujupi , Lirie Kajtazi dhe Halit Krasniqi.
Myftiu Tërnava fillimisht u shprehu mirëseardhje deputeteve të Kuvendit të Kosovës në selinë e BIK-ut , dhe i njoftoi mbi rolin dhe angazhimet e BIK-ut në kultivimin e vlerave humane, morale e fetare dhe të bashkëjetesës në Kosovë.
Znj, Teuta Sahatçiu falënderoi Myftiun për pritjen , për kontributin dhe angazhimin e BIK dhe institucioneve të saja në forcimin dhe zhvillimin e shtetit të Kosovës dhe për kohën që ka ndarë për të dëgjuar shqetësimet e grave deputete të Parlamentit të Kosovës.
“ Jemi këtu për të ngritur shqetësimet tona në lidhje me videon e lansuar ditëve të fundit në media, për gjuhën e rëndë të përdorur nga një imam për femrën kosovare” tha mes tjerash znj.Sahatçiu.
“Ne të gjithë jemi të shqetësuar me këtë fjalor të rëndë , dhe për BIK-un kjo gjuhë komunikuese me masën është e papranueshme dhe nuk përkon me etikën profesionale të një thirrësi – Imami. KBI në Prizren ka adresuar lëndën e tij në komisionet disiplinore të BIK-ut dhe pritet që komisioni në fjalë të marrë masat e duhura përkatëse, tha mes tjerash Myftiu Tërnava.
{gallery}deputete{/gallery}
Në ndërkohë Imami në deklaratën e tij me shkrim drejtuar organeve të BIK-së ka kërkuar falje publike dhe se në asnjë mënyre nuk ka pasur për qëllim fyerjen e femrës kosovare , porse i irrituar nga raportet e organeve mbi shtëpitë publike në Prizren dhe prostitucionin e përhapur në shoqëri si një fenomen shkatërrues, nuk ka arritur të përmbaj vetën.
Myftiu Tërnava poashtu njoftoi grupin parlamentar të deputetëve edhe për problemet me të cilat po përballet BIK-së dhe, në veçanti, theksoi mungesën e ligjit për pozitën juridike të bashkësive fetare në Kosovë, problem ky që rëndon BIK-un dhe bashkësitë fetare tjera në vend ”,- tha Myftiu i Republikës së Kosovës mr. Naim Tërnava.