Të enjten më 21 shkurt 2013,  në Tiranë, në ambientet e Universitetit “Bedër” në prani të shumë personaliteteve nga jeta fetare e kulturore të Shqipërisë e Kosovës, si haxhi Seilim Muça-kryetar i KMSH-së, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava me bashkëpunëtorë, At Andon Merdani- përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë si dhe shumë të ftuar të tjerë, u bë promovimi i revistës “Zani i Nalt딸 vazhdim i revistës me të njëjtin emër i Komunitetit Mysliman Shqiptar, e themeluar në vitin 1923.

Me këtë rast myftiu përshëndeti e përgëzoj kryetarin e KMSH-së, haxhi Selim Muçën me bashkëpunëtorë për vendimin e vazhdimit të botimit të revistës “Zani i Naltë”,
“Revista”Zani i Naltë” shënon hapin e parë në fushën e publicistikës  islame në gjuhën shqipe, dhe si e tillë paraqet themelin-bazën e revistave islame në gjuhën shqipe.
Mendoj se Revista si në vitet  20-30 të shekullit të shkuar, kur qe bërë tribunë e mendimit  të elitës islame e  shqiptare, edhe tani, në kushte e rrethana të reja të jetë e tillë, tribunë e mendimit të elitës islame e shqiptare në të gjitha trojet tona”-tha, ndër të tjerat, Myftiu Tërnava.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…