Myftiu Tërnava vizitoj Shoqatën e të Verbërve të Kosovës Prishtinë, 19 shkurt 2013 Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava me bashkëpunëtorë ka vizituar sot Shoqatën e të verbërve dhe personave me të pamur të dobësuar të Kosovës, ku është pritur nga kryetari, Buraj Kadriu. Me këtë rast Myftiu Tërnava pasi është njohur me aktivitet e shoqatës, drejtuesve të tyre u ka shpreh mbështetjen e BIK. “Bashkësia Islame e Kosovës në vazhdimësi ka bashkëpunuar me Shoqatën e të verbërve dhe është përpjekur, me mundësit e saj, që të ndihmoj komunitetin e te verbërve në forma të ndryshme, që nga aktivitet e lira, ndihmat materiale e deri tek botimi i literaturës islame në alfabetin e brajit. Për nevojat e komunitetit tuaj ne më herët kemi shtypur librin “Historinë Islame, broshurën “Drita e Zemrës”, ndërsa tani së fundi kemi financuar botimin e përkthimit të Kuranit në gjuhën shqipe me alfabetin e Brajit”-, tha myftiu Tërnava.Ndërsa, kryetari i Shoqatës së të verbërve Bujar Kadriu me këtë rast tha:“Ndihem i privilegjuar me vizitën tuaj në selinë e shoqatë dhe ju falënderojmë për ndihmën e kujdesin tuaj, në veçanti të BIK në përgjithësi, për komunitetin tonë. Bashkëpunimi ynë më BIK është i hershëm, dhe mund të them se BIK ka qenë një ndër institucionet që na ka përkrahur e mbështetur në vazhdimësi.Botimi i literaturë për komunitetin e të verbërve është një ndihmesë e madhe në rrugën tonë për integrimin në shoqëri, ndërsa botimi i Kuranit në gjuhën shqipe më alfabetin e brajit do të bëj që edhe komuniteti ynë të njihet vet e drejtpërdrejt me mësimet hyjnore.”Myftiu Tërnava e kryetari Kadriu u dakorduan që të ardhmen të bashkëpunojmë edhe më shumë.Myftiu Tërnava ua dorëzoj 20 kopje të përkthimit të Kuranit në gjuhën shqipe me alfabet të brajit.