Prishtinë, 6 shkurt 2013
Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava është pritur sot nga Ministri i Forcës së Sigurisë, Agim Çeku, të cilin myftiu e përgëzoj për rezultatet e arritura në rritjen e kapaciteteve të FSK-së në rrugën e saj drejtë transformimit në ushtri. Myftiu tha: “Rritja, profesionalizimi dhe aftësimi i FSK-së është një e arritur e madhe për tërë Kosovën, përse ju përgëzojë ju, oficerët dhe të gjithë pjesëtarët e FSK-së.”

Ndërsa, ministri Çeku tha: “FSK-ja është e përkushtuar që të arrij standardet e ushtrive profesionale të doktrinës bashkëkohore të NATO-së. Për këtë ekziston një gatishmëri e vullnet i gjithanshëm dhe presim që brenda këtij viti FSK-ja të bëhet ushtri e rregullt.”

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt ligjëratë kushtuar dijetarit, prijësit dhe udhërrëfyesit Vehbi ef. Dibra nga Besnik Mustafaj

Prishtinë, më 25 prill 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar sot ligjë…